Sulm me thikë në shtëpinë e fëmijëve në Poloni, humb jetën 16-vjeçarja, nëntë të plagosur

Një 16-vjeçare u vra dhe nëntë persona u plagosën si pasojë e një sulmi me thikë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një jetimore në Poloni.

Siç raportojnë mediet vendase në burrë hyri në jetimore dhe sulmoi me thikë.
Policia arriti të arrestojë autorin që sulmoi jetimoren dje dhe po heton shkaqet e sulmit, tha zëdhënësja e policisë Aneta Sobieraz për televizionin publik.

Fatkeqësisht si pasojë e këtij incidenti një vajzë 16-vjeçare ka ndërruar jetë në vend në shtëpinë e fëmijës dhe pesë persona janë shtruar në spital ”, shtoi ai.

Katër nga të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në vend./albeu.com/