Për 20 vite e shndërron oborrin e shtëpisë në pyll ekzotik (FOTO LAJM)

Nick Wilson, ka kaluar 20 vite dhe duke u marrë me transformimin e kopshit të tij në Leeds, Angli, nga një oborr i zakonshëm në një parajsë tropikale. Projekti i ka kushtuar plot 15.000 paund

Wilson tregon që frymëzim për krijimin e tij u bënë pemët e larta që kishte parë gjatë një udhëtimi familjar në Cornëall në vitin 1990, ndaj dhe ngriti këtë xhungës ekzotike përreth shtëpisë.

“Më duheshin plot 20 vite për ta realizuar këtë projekt. Frymëzimi im erdhi nga udhëtimi me familjen në Cornëall në 1990-ën dhe menjëherë e ktheva oborrin e pas shtëpisë në vend tropikal më pemë”, thotë Nick Wilson.

61 vjeçari tregon për daily mail se për parajsën e tij tropikale kanë shfaqur interes plot 500 vizitorë, të cilët janë mirëpritur dhe shoqëruar për të vizituar veprën e tij të jashtëzakonshme. Ai nisi realizimin e pasionit të tij në 1998-ën dhe këtë parajsë të fshehur e zbuloi për vizitorët vetëm 6 vite më parë.

Shtuar më 12/07/2017, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori