Berisha mobilizon krerët e degëve të PD në Tiranë: Kjo është betejë për jetë a vdekje, kjo qeveri është sulur me tërbim

Ish kryeministri, Sali Berisha ka nisur mbledhjen me krerët e PD-së në Tiranë.

Berisha ka thënë se opozita e vërtetë është opozita e cila doli në protestë.

Ish-kryeministri nuk ka lënë pa përmendur edhe aferën korruptive të inceneratorëve ku thekson se gjithnjë e më shumë po vidhen qytetarëve si në varrezat e Shkodrës ku fshiheshin miliona para.

Sali Berisha:

Për herë të parë prej vitesh, në shesh doli opozita e protestë. Nëse më pyesni mua se çfarë ishte më e rëndësishmja ishte opozita e vërtetë. Kjo përbën një ogur të madh të bardhë për Shqipërinë dhe për shpëtimin e saj. Përpjekje më anti-demokratike më primitive më të turpshme u bënë që të vendosin në kontroll të paligjshëm opozitën shqiptare.

A do vazhdojmë ne ti lejojmë këtij zotërie të ecë në këtë mënyrë të shkelmojë mbi ato arritje me aq sakrifica të shqiptarëve në këto vite? Ka një vit që bën lojën e turpshme primitive me pseudo-opozitë. Në këtë kontekst kjo është betejë për jetë a vdekje e demokracisë shqiptare e cila sot të vetmen gjë që ka është arritja e 7 korrikut, opozitën e vërtetë në sheshbetejë. Të gjitha këto kanë ndodhur para syve të shqiptarëve dhe të gjithë botës. E them këtë para jush me lutjen që ta ndërgjegjësojmë veten dhe qytetarët se shpëtimi vjen vetëm nga PD dhe shoqëria civile dhe forca të tjera politike opozitare. Ne duhet të vendosim për të marrë në dorë fatin tonë.

Ne sot kemi një qeveri e cila në mënyrë absolute nga mëngjesi në darkë nuk ka agjendë tjetër veçse vjedhjen e qytetarëve. Çdo ditë dalin milionat e parave të vjedhura të fshehura diku tek një bari në Athinë, diku në varrezat e Shkodrës, tek qytetarë të ndryshëm të gjallë dhe të vdekur që nuk kanë asnjë lloj lidhje me paratë që kanë fshehur tek ata./albeu.com