Pemët e "pushtuara" nga akulli (FOTO-LAJM)

Një fotograf në Kanada ka kapur këto imazhe të pabesueshme të pemëve të ngrira në ujërat e ftohta të Liqenit Ontario. Timothy Corbin zbuloi pemët e mbuluara nga akulli, pas stuhive të dhunshme dimërore në këtë zonë.


Corbin nga Trinidadi, jeton sot në pjesën lindore të Ontarios. Ai thotë se nisi të bënte punën e fotografit kur bleu një aparat profesional dy vjet më parë dhe menjëherë kuptoi se ajo që i interesonte më shumë, ishte natyra. Liqeni Ontario është më i vogli nga pesë Great Lakes. Ai kufizohet me Ontarion Lindore, Kanada dhe New Yorkun e Sipërm. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2013, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori