Mes të shëruarve në Shqipëri, edhe një mjek dhe një infermiere

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 17. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, shkruan se mes tyre janë edhe një mjek edhe një infermier.

Mësohet se mjeku është nga spitali i Durrësit ndërsa infermieri tek “Shefqet Ndroqi”.

Të gjithë të shëruarit ndodhen tashmë në shtëpitë e tyre ku do të qëndrojnë të vetë-izoluar për 14 ditë.

Postimi

Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar më herët me COVID-19, që sot rezultuan negativë në testet e rradhës

Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar.

Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.

Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.

LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm

#VETËMBashkëMundT’iaDalim


Shtuar 25.03.2020 13:03