Treni përplas furgonin, 10 persona të lënduar në Veles të Maqedonisë së Veriut

Një aksident hekurudhor sot ka ndodhur në Veles, Maqedoni e Veriut, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 10 persona.

Nga MPB për TV21 thonë se aksidenti ka ndodhur mes një furgoni taksi dhe një mjeti hekurudhorë.

“Sot (05.01.2023) në ora 12:01 në SPB-Veles është raportuar se në vendkalimin hekurudhor afër fabrikës “Porcelanka” në Veles ka ndodhur një aksident hekurudhor në mes të trenit të Hekurudhave të Maqedonisë dhe një automjeti taksi – furgon “Mercedes”, me targa të Velesit, në pronësi të një kompanie taksi nga Çashka, e menaxhuar nga D.J.(52) nga Çashka. Nga aksidenti janë lënduar 10 pasagjerë të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit për trajtim mjekësor”/tv21