Makina përplas për vdekje të moshuarën në Korçë

Mjeti përplas një këmbësore në afërsi të fshatit Lumalas, në aksin Korcë- Pogradec. Mësohet se 72-vjeçarja ka ndërruar jetë. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2022, rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi F. U., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen M. K., rreth 72 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.