Pavarësisht shiut dhe borës, ky zjarr digjet prej 4 mijë vjetësh (FOTO LAJM)

“Ky zjarr digjet prej 4 mijë vjetësh dhe nuk është shuar kurrë, pavarësisht shiut apo borës”.

Ky është Yanar Dag, që do të thotë mali që digjet, në Azerbajxhan, gadishulli i Absheron.

Një efekt anësor i rezervave të bollshme të gazit natyror të vendit, i cili ndonjëherë del në sipërfaqe, e bën Yanar Dag të qëndrojë gjithë kohën i ndezur gjatë mijëvjeçarëve.

Eksploruesi venecian Marco Polo shkroi për fenomenet misterioze kur ai kaloi në këtë vend në shekullin XIII. Tregtarët e tjerë të Rrugës së Mëndafshit sollën lajme mbi flakët ndërsa udhëtonin për në vende të tjera. Kjo është arsyeja pse vendi e fitoi nofkën “toka e zjarrit”/CNN
Shtuar më 12/10/2019, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori