Kthesë 360 gradë, talebanët: Gratë do mund të jenë pjesë e qeverisë së re

Talebanët do të përfshijnë edhe gratë në qeverisjen e vendit dhe në pozicione të tjera kyçe të administratës.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i talebanëve në një deklaratë për BBC, ku tha se qeverisja e ardhshme do të përfshijë dhe gratë, por sipas tij jo në postet kryesore të qeverisjes.

Ai shtoi gjithashtu se edhe pakicat do të mund të marrin pjesë në qeverisje.

Deklarata e Zëdhënësit të Talebanëve:

Talebanët në Afganistan angazhohen se do të përfshijnë edhe gratë në qeverisjen e vendit. Një lajm të tillë e ka dhënë për BBC, një zëdhënës i grupit ekstremist islamik. Ai ka thënë se gratë dhe pakicat etnike do mund të jenë pjesë e qeverisë.

Megjithatë sipas përfaqësuesit taleban postet drejtuese dhe me të rëndësishme të drejtimit nuk do mund të drejtohen nga gratë, edhe pse ato të jenë prezente në përbërjen e qeverisë.

Talebanët priten të formojnë qeverinë e re. Grupi ekstremist njihet për trajtimin diskriminues ndaj grave dhe vajzave ndaj edhe deklarata e zëdhënësit për prestigjiozen britanike është surprizë dhe do të pritet me kuriozitet se çfarë do të ndodhë në përbërjen e kabinetit të ri qeveritar./albeu.com