Pasojat dramatike të ndryshimit të klimës
Pëlqej
Efektet dramatike të ndryshimit të klimës shkaktojnë viktimat e radhës. Fluturat monark janë pranë zhdukjes dhe ekspertët thonë se në migrimin e këtij viti kanë mbërritur 86% më pak insekte në krahasim me vitin e kaluar. Kjo lloj fluture është shumë e përhapur në Amerikën e Veriut dhe gjatë muajve të dimrit, në SHBA shtegtojnë drejt brigjeve të Kalifornisë, që kanë klimë më të ngrohtë.

Sipas grupit të vullnetarëve biologë që studiojnë jetën e këtyre insekteve, vitin e kaluar mbërritën në 70 zona të Kalifornisë rreth 148 mijë ekzemplarë të fluturës monark, shkruan KlanPlus. Ndërsa këtë vit deri tani kanë mbërritur vetëm 20 mijë të tillë.

Kjo rënie drastike për ekspertët cilësohet si katastrofike. Mendohet se shkak është bërë faza e kalimit nga dimri në pranverë e vitit 2018, që përkon me riprodhimin që mesa duket nuk ka ndodhur. Arsyet kryesore mund të jenë shirat e pandërprerë në Kaliforni, të ndjekur më pas nga zjarre masive të njëpasnjëshme për muaj të tërë.

Shtuar më 15/12/2018, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori