Fluks në Kakavijë, policia bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët pa pasaportë

Në pikën doganore të Kakavijës ka patur fluks lëvizjesh. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë në Shqipëri rreth 526 shtetas dhe kanë dalë 317 të tjerë.

Policia kufitare bën me dije se asnjë shtetas që nuk disponon një dokument të vlefshëm identifikimi shqiptar (pasaportë shqiptare) nuk do të lejohet të kalojë kufirin. Në këtë mungesë, shtetasit shqiptarë duhet të marrin një leje kalimi në ambasadë ose në konsullatë.

Do të lejohen të hyjnë shtetasit e huaj me dokumente qëndrimi në Shqipëri


Shtuar 21.05.2020 08:43