E FUNDIT/ Xhaxhai vret nipin në Shkodër
Pas uraganit Irma, ishujt Karaibe nuk janë të gatshme të presin turistë
Pëlqej
Uragani Irma ishte një "kafshë e pashpirt".

Gjatë javës së kaluar stuhia shkatërroi me rradhë ishujt e Karaibeve.

Fatkeqësia natyrore, tani një depresion tropikal ka lënë pas një zonë lufte, shtëpi pa cati, pemë të rrëzuara, hotele të rrënuara dhe rrugë të përmbytura, përcjell albeu.com.

Sipas ekspertëve të turizmit, ishujt Karaibe nuk janë akoma gati të presin turistë.

Para se të rezervoni një hotel në ishujt Karaibe duhet të kontaktoni me personelin e hotelit për të konfirmuar nëse ka rrezik në atë zonë që ndodhet hoteli.

Përveç kësaj, drejtohuni te zyra lokale e turizmit për informacionin e duhur në lidhje me kushtet e transportit, rrugën dhe plazhin. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2017, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori