Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në ballkonin e  një shtëpie në lagjen Qaf Hardhi në rrugën e Koplikeve.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale, pasi 76 vjeçarja Fahrije Muça që dhe jetonte me qira në këtë banesë nuk ndodhej aty.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

 


Shtuar 14.06.2023 14:47