"Filloni luftën", pas sulmit ndaj myslimanëve të Londrës, ISIS-i kërkon hakmarrje
Pëlqej
Mbështetësit ISIS-it kanë përdorur sulmin terrorist në xhamisë e Londrës për të bërë thirrje për më shumë sulme kundër Perëndimit, shkruan "The Sun".

Mesazhet e dërguara mes përkrahësve të ISIS-it në Twitter, u bënin thirrje myslimanëve të "zgjoheshin" dhe të fillonin "luftën".

Tekstet, e raportuara nga analisti i terrorizmit, Michael Smith, u dërguan në një grup në WhatsApp me 225 anëtarë, pas sulmit terrorist kundër myslimanëveLondrës, ku një furgon u fut mes besimtarëve që sapo kishin falur namazin, në orët e hershme të hënës.

Ata pyesni pse sulmuesi nuk ishte qëlluar nga policia si xhihadistët e Urës së Londrës.

"O myslimanë, kur vëllezërit tuaj u hakmorën ndaj shtetasve të kryqëzuar për masakrën që ata kryejnë ndaj myslimanëve, ata u qëlluan në terren nga policia britanike”, shkruante një mesazh.

Hamza Nimane, dëshmitare që ndodhej në xhami në kohën e sulmit, tha për BBC se nuk ishte policia ajo që arrestoi sulmuesin, ishin njerëzit që dolën nga xhamia.
Shtuar më 19/06/2017, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori