Pas sfidës më të re të internetit fshihet një e vërtetë e frikshme
Krejt papritur, ashtu si nga hiçi, të gjithë u fiksuan me sfidën e 10-vjeçarit. Njerëz të shumtë, të njohur dhe jo vetëm, nisën të postonin pafund foto të tipit “Dikur (2009) dhe Sot (2019)”. Gjithë situata ishte e këndshme dhe po e shijonim të gjithë, derisa dikush tha se është një lojë e fshehtë e Facebook-ut.

Kate O’Neill, eksperte e teknologjisë dhe autore e librit “Tech Humanist” shkroi në Twitter fillimisht:

“Unë 10 vite më parë: do ta kisha realizuar sfidën duke postuar fotoFacebook dhe Instagram.
Unë sot: mendoj si po përdoren të dhënat tona për algoritmet e njohjes së fytyrës.”

Në vijim, ajo argumenton se të gjitha të dhënat tona po përdoren nga Facebook për të patur karakteristika të sakta të ndryshimit të fytyrës me kalimin e moshës, për çdo gjini dhe racë.

“Le të imagjinojmë se doni të krijoni një algoritëm të njohjes së fytyrës dhe të gjitha karakteristikave të lidhura me moshën. Mesiguri që do të dëshironit që të dhënat të jenë në shkallë të gjerë dhe të keni sa më shumë fotografi njerëzish. Në këtë pikë, do t’ju ndihmonte një foto e tyre 10 vite më parë dhe një foto e ditëve të fundit.”

Më tej, O’Neill vazhdon të theksojë se Facebook qëndron pas sfidës #10yearchallenge dhe e gjitha kjo po përdoret nga platforma.

“Ashtu si shumica e teknologjisë në zhvillim, potenciali i njohjes së fytyrës është ende i zakonshëm. Njohja e moshës mund të jetë e dobishme dhe mund të përdoret për reklama të ndryshme me në qendër pikërisht ndryshimet gjatë viteve.

A është e rrezikshme?

"Nuk dua të përhap panik, pasi duhet të them që falë kësaj sfide mund të krijohen të dhëna të shumta për të gjetur fëmijë të humbur. Jo domosdoshmërisht është diçka e keqe. Megjithatë ne duhet të kërkojmë që të dhënat tona të trajtohen me respekt, në të gjitha mënyrat.”

Nuk është hera e parë që Facebook akuzohet për cenim privatësie. Megjithatë përfaqësues të rrjetit social mohuan të kenë dorë në #10yearchallenge shkruan anabel.

“Është një meme e krijuar nga përdoruesit që u bë virale. Nuk e kemi filluar ne këtë trend dhe Facebook nuk fiton asgjë.”
Shtuar më 18/01/2019, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori