Pas Parisit, një tjetër “Spider-man” shfaqet në Kinë (VIDEO)
Një ushtar në pension i cili u ngjit në pesë kate si një “Spider-man” për të shpëtuar një djalë të vetëm në një banesë në Kinë, ka fituar miliona zemra.

Siç raportojnë mediat e huaja, ka qenë Zhang Xin i cili është ngjitur në një ndërtesë banimi, deri në katin e pestë, për të arritur dy vjeçarin, i cili ishte mbërthyer në mes të dritareve.
Ai është krahasuar Zhang me një emigrant heroik malian, i cili u ngjit në pesë kate për të shpëtuar një fëmijë në Paris, më pak se dy javë më parë.

Siç bëhet e ditur, foshnja ishte lënë në shtëpinë e tij pa mbikëqyrje nga gjyshja e tij.

Veprimi i shpëtimtarit është kapur nga banorët e afërt në qytetin Huaihua në provincën Hunan.

“Unë kisha shërbyer në ushtri dhe stërvitur në provincën Henan për dy vjet. Instinkti im më tha se duhej ta shpëtoja djalin”, ka thënë Zhang.

Policia arriti në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së raporteve nga publiku. Djali ishte tashmë i shpëtuar kur arriti policia.

Shtuar më 07/06/2018, ora 19:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori