Berisha me deklaratë të fortë: Në kasafortat e Ministrisë së Brendshme vidheshin dosjet e bandave

Ish-kryeministri, Sali Berisha nga Korça ku ndodhet në një takim me demokratët akuzon se në mandatin e parë të Ramës, në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme vidheshin të gjitha dosjet sekrete të bandave dhe kriminelëve.

Sipas Berishës, Rama ka zëvendësuar shtetin ligjor me shtetin e drogës.

“E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë për mollët e Korçës, apo për ullinjtë e Vlorës. Ky flet për kanabisin dhe drogën. Kjo është bota e tij bujqësore. Aspekti politik është më tragjik akoma. E ka rrethuar Kosovën me armiqësi. Ky ndihet afër me Beogradin, Kosova ndihet larg me Tiranën.

Unë kthehem, para 7 viteve më parë, me dhjetëra demokratë, veçanërisht nga jugu më dërgonin mesazhe mbi terrorin që ushtrohej mbi ta, mbi luftën e klasave, mbi diferencimin politik që bëhej ndaj tyre. Kjo u shtri, një vello e zezë frike pushtoi psikologjinë e qytetarëve tanë. Kjo sigurisht për shkak të dëshirës së Ramës, por edhe për shkak të inaktivitetit të PD, e cila duhet të ngrihej dhëmbë për dhëmbë, të ishte avokat e shoqërisë. Ajo nuk e bëri këtë. Ne sot përballemi me këtë faktor, por sot në dallim nga dje ne jemi në këmbë, jemi opozita e vërtetë dhe jo opozitë fasadë.

Çfarë bëri Rama në mandatin e parë? Ai zëvendësoi shtetin ligjor me shtetin e drogës. Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme vidheshin të gjitha dosjet sekrete t bandave dhe kriminelëve. Kjo ka ndodhur, unë e kam denoncuar. Sot kokaina, ngarkesat e kokainës në Durrës janë bërë të zakonshme, gardiani i portit të Durrësit është famozi i Xibrakës.

Pra zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin. Çfarë bëri në mandatin e dytë? Korruptoi drejtimin e opozitës. E lidhi në afera dhe e shndërroi atë në një fasadë opozitë. Tani po shkatërron kombin