Pas 137 vitesh që lindnin djem, kjo familje feston ardhjen në jetë të një vajze (FOTO)
Një familje e madhe në jug të Kalifornisë, për 137 vite me radhë ka përjetuar diçka të pazakontë, aty lindnin vetëm meshkuj! Po, po, asnjë vajzë e lindur për kaq shumë vite, ndonëse ishte diçka që mezi pritej nga të gjithë.

Dita e lumtur ka ardhur dhe më në fund një vajzë ka lindur në këtë fis. Kanë qenë pjesëtarët e tjerë të familjes që kanë surprizuar babain e vogëlushes duke e vendosur foton e saj në një baner të madh në mes të qytetit. “Mirë se erdhe në jetë Carter Louise Settle!” – kanë shkruar ata ndërkohë që babait ende nuk i besohet që ai është i vetmi që e ‘theu’ mallkimin e familjes që lindte vetëm djem.

Mund ta imagjinoni të gjithë entuziazmin që ka kaluar kjo familje nga ky lajm që për shumë të tjera mund të jetë shumë normal, por për ata ishte si një dritë në fund të tunelit. /albeu.com/


Shtuar më 02/09/2017, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori