Skena filmash në rrugët e Tiranës, policia ndjek “të fortë” me motora dhe makina

Policia ka proceduar 18 persona gjatë javës që lamë pas pas shkeljeve të rënda të kryera prej tyre, siç janë drejtimi i makinës nën efektin e alkoolit apo drogës, ndërsa janë vënë qindra gjoba për thyerje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia bën me dije se:

▫️Gjatë javës që lamë pas, 18 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.  

▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 584 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.   

▫️497 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 

▫️515 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. 

▫️Janë vendosur 604 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.  

▫️Janë vendosur 8 masa administrative, për mospërdorimin e monopatinave në vendet e duhura.

▫️Janë vendosur 12 masa administrative, për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. 

▫️Janë bllokuar 12 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. 


Shtuar 21.08.2023 11:35