Kristi – Luizit: Je klouni i vitit, prandaj arrite në finale

Ka mbetur vetëm një ditë nga finalja e madhe e edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania. Katër finalsitët, Luizi, Efi, Dea dhe Kristi po garojnë për vendin e parë.

Sakaq të shumta kanë qenë diskutimet mes katër finalistëve për strategjitë që kanë përdorur për të arritur në finale. Kristi ka kritikuar mënyrën se si Luizi ka bërë lojën. Ai e cilësoi atë si klounin e këtij BBV, duke i thënë se publiku e ka mbajtur Luizin në lojë vetëm e vetëm për këtë arsye.

Më tej Kristi i tha Luizit se ai ka kopjuar 7 veta që të arrijë në finale, ndërsa vetë Kristi ka qenë origjinal në lojën e tij.

Në lidhje me këtë, Luizi ështe përgjigjur duke thënë se ai është detyruar ta luajë lojën në atë mënyrë, pasi nuk kishte rrugë tjetër.

 

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

 

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Pjesë nga biseda:

Kristi: Ti ke qenë klouni i viti. Kur bëhesh klouni i vitit në Big Brother, do të jesh kloun edhe jashtë. Ti edhe jashtë si kloun do të trajtohesh. Publiku të ka parë si kloun dhe si burim argëtimi, prandaj të kanë mbajtur brenda, sespe kanë dashur çfarë do bëjë klouni i vitit. Ti ke kopjuar 7 njerëz pardaj je këtu.

Luizi: Nuk kisha rrugë tjetër. Nuk do ia dilja ndryshe. Duhet ta luaja kështu lojën, sepse shumë njerëz më kanë kthyer shpinën.

/albeu.com/