Pamjet magjepsëse, kriporja dhe "liqeni" rozë në Nartë (FOTO LAJM)

Laguna e Nartës ofron gjithnjë pamje fantastike, herë me gjallesat që jetojnë aty dhe herë me kriporet që i japin zonës një ngjyrë rozë.

LSA ka publikuar disa foto fantastike të kësaj zone. Në periudhën shtator-tetor, zona është fantastike për shkak se thahet uji dhe mbetet vetëm kripa.

Kriporet mbulojnë sot një sipërfaqe prej 1 472 ha. Prodhimi i kripës nisi në vitin 1958. Në vitet e para, kriporet prodhonin rreth 25-30,000 ton/vit (Fig. 7) dhe punësonin afro 250 vetë prej fshatrave të zonës dhe qytetit të Vlorës. Prodhimi u rrit në vitin 1970 me 70 000 ton dhe punësonte deri në 800 vetë. Në vitin 1975, kriporet nisën nxjerrjen në treg të kripës së jodizuar me një kapacitet prej 5 000 ton/vit. Prodhimi arriti maksimumin e vet në vitet 1975-1985 me një total prej 140 000 ton kripë. Në atë kohë, kriporet punësonin afro 1250 vetë.
Shtuar më 06/09/2020, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori