Pamje tmerri, vazhdon genocidi ndaj myslimanëve në Burma (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një foto që të "thyen" zemrën është publikuar në rrjetet sociale, e cila tregon një myslimane nga Myanmari e quajtur Rohingya teksa mban fëmijën e saj të vdekur në krahë.

Fotoja drithëruese tregon se gruaja Rohingya shtrëngon fëmijën e saj të vdekur pasi u mbyt vetëm pak metra nga bregu kur varkën e tyre e kapën ndërsa po iknin nga dhuna në Myanmar, përcjell albeu.com.

Imazhi ka një ngjashmëri tragjike me trupin e pajetë të Aylan Kurdit, një refugjat i ri sirian që u la i vdekur në një plazh turk në shtator 2015.

Fotografia e dëshpëruar e djaloshit të vdekur Rohingya, vetëm 40 ditësh, u mor në juglindje të Bangladeshit nga fotografja Dar Yasin, shkruan albeu.com.

Rreth 421,000 muslimanë kanë ikur në Bangladesh nga Myanmar pas sulmeve guerrile më 25 gusht. /albeu.com/

Shtuar më 20/09/2017, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori