Pamje të rralla, kur iriqi sulmon qenin (FOTO LAJM)

Një qen i ushtrisë amerikane, përkatësisht njësitit K9 është sulmuar nga një iriq.

Qeni ishte në ndjekje të një personi të dyshuar për një krim në zonën e Oregon kur u përplas me iriqin i cili u mbrojt duke e sulmuar.

Më shumë se 200 gjemba i janë ngulur në kokë dhe në këmbë qenit të ushtrisë.

Ai është dërguar me urgjencë në një spital të kafshëve ku është operuar me sukses dhe ka shpëtuar.

Shtuar më 23/04/2019, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori