Gjendet i pajetë një 67-vjeçar në Fier

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fier. Në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja jete një 67-vjeçar. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes mendohet që Hamit Hamitaj mund të ketë rënë aksidentalisht në kanalin Vija e Ngjales, ku mund të ketë qenë duke ecur. Trupi i të ndjërit nuk janë konstatuar shenja në dyshimta në trup, përveç atyre të shkaktuara nga rënia në kanal.

Njoftimi i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:00, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. H., 67 vjeç, banues në Fier.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 29.06.2022 17:49