Pamje shokuese nga hoteli luksoz, pastruesit lajnë gota me një furçë tualeti (FOTO LAJM)

Klientët e hoteleve luksoze që paguajnë deri në 370 dollarë për një natë do të mbeten të shokuar sapo të shohin këto pamje.

Në pamjet e publikuara shihet stafi i një hoteli luksoz në Kinën veri-lindore duke larë gota çaji me një furçë tualeti, dhe duke pastruar dyshemenë e banjos dhe tualetin me peshqirë, përcjell albeu.com

Publikuesi i fotografive tregoi se pastruesit e hoteleve përdorën të njëjtën furçë për të pastruar tualetin dhe vaskën dhe zhytën peshqirët e banjës në ujin e tualetit.

Fotografitë e publikuara nga faqja kineze Pear Video, pohoi se këto sjellje tronditëse dhe jo-higjienike të pastrimit u gjetën në hotelet më të mira në qytetin e Harbinit, një kryeqytet provincial në Kinën veri-lindore. /albeu.com/

Shtuar më 28/12/2017, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori