Dhunonte vazhdimisht bashkëshorten, arrestohet 48-vjeçari në Fier

Policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar pasi vazhdimisht ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në pranga gjithashtu kanë rënë dhe dy të tjerë, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Njoftimi i policisë:

 

DVP Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 28 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar në gjëndje të dehur automjetin tip “Punto”.

Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim K. Sh., 37 vjeç, banues në Patos pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 10.05.2021, e ka dënuar me dy muaj burg per veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. P., 48 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases U. P., 48 vjeç./albeu.com


Shtuar 26.06.2021 08:59