Paguan 2 milionë dollarë për një numër telefoni
Një biznesmen nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka paguar 2 milionë miliona dollarë, për të blerë një numër telefoni. Numri që është shitur më shtrenjt në Emiratet e Bashkuara Arabe është ai “052-2222-222”, si pjesë e një ankandi të organizuar nga telekomi Du.

Nëse ka shumë të tjerë të cilëve nuk ju del rroga për të kaluar muajin, ka dhe nga ato persona të cilët haxhojnë me miliona lekë për të marrë numra të pazakontë.

"Numri është shitur për 8.1 milionë dirhemë (2.2 milionë dollarë) për një biznesmen lokal, një rekord i ri në ankand për një numër telefoni celular në Emiratet e Bashkuara Arabe," tha Ahmed Aburahima, nënkryetar i marrëdhënieve qeveritare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Identiteti i blerësit nuk u bë i ditur. Kompania Du njoftoi se paratë do të shkojnë për bamirësi. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori