Këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë e jurisë në “The Voice Australia”

“The Voice Australia” do të rikthehet në ekran së shpejti për një sezon të mrekullueshëm, të njëmbëdhjetin me radhë në këtë shtet.

Dhe në një ‘trailer’ të publikuar së fundmi, shfaqja e talenteve e cila transmetohet në Channel Seven, tregon një dramë të trajnerëve Guy Sebastian, Jessica Mauboy dhe Keith Urban, të cilët nxitojnë për t’u afruar te karrigia e Rita Orës.

Sezoni i njëmbëdhjetë i “The Voice Australia” realizohet nën regjinë e Sonia Kruger.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ishte edhe vitin e kaluar e angazhuar si anëtare e jurisë në këtë spektakël, ku u shqua si një nga trajneret më dinamike dhe të veçanta të atij edicioni.