E FUNDIT/ Zjarr te konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (VIDEO)
Padyshim më të pasurit, pse arabët nuk futen asnjëherë te listat e bossave të mëdhenj
Edhe pse anëtarët e familjes mbretërore në Arabinë Saudite me siguri të plotë renditen në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë, emrat e tyre nuk shfaqen në asnjë listë të miliarderëve botërorë. Arsyeja është fare e thjeshtë: pasuria e tyre është fshehtësi dhe është e pamundur të llogaritet.

Sipas indeksit të Bloomberg, në Arabinë Saudite janë të dokumentuar 15 miliarderë, që në total kanë një pasuri prej 63 miliardë dollarë.

Sipas kësaj liste, më i pasuri është princi Alvalid bin Talal me një pasuri prej 18 miliardë dollarë.

Por siç raporton Bloomberg, bëhet fjalë vetëm për një numër të vogël të pasanikëve saudit. Më saktësisht janë vetëm ata që kanë zbuluar financat e tyre apo kanë në pronësi ndonjë kompani publike dhe kështu është më e lehtë të dokumentohet pasuria e tyre.

Për shembull, në listat e miliarderëve nuk figuron fare më e fuqishmi e ndoshta edhe personi më i pasur i familjes mbretërore, princ Mohammad bin Salman.

Sipas mediave botërore, Salman së fundmi ka shpenzuar 1,2 miliard dollarë në gjëra të ndryshme luksoze, përfshirë pikturën e Leonardo Da Vinçit për të cilën ka paguar 450 milionë dollarë.

Sigurisht se kjo familje fiton shumë më shumë me shitjen e naftës dhe atë përmes kompanisë shtetërore Saudi Aramco. E sipas Bloomberg, kjo familje nga Aramco fiton 260 miliardë dollarë.

Por në buxhet nuk tregohet se si ato para ndahen dhe kështu është e pamundur të dihet se cili anëtar i familjes i posedon.

Kjo familje mbretërore fitojnë shuma të majme edhe nga bashkëpunimi me kompani të huaja me të cilat janë “partnerë”.

Ata gjithashtu fitojnë edhe nga biznesi me prona të paluajtshme. Është interesant fakti që në Arabinë Saudite nuk është sekret vetëm pasuria e familjes mbretërore, por edhe qytetarëve të rëndomtë.

Shtuar më 18/08/2019, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori