Paditë gruan e tij për “çdo cent” që ka shpenzuar për të, pasi zbuloi këtë
Zbulon pas 10 viteve se fëmija nuk është i tij.

Një burrë ka paditur gruan e tij për çdo cent që ka shpenzuar për të dhe për djalin e saj, pasi që ka zbuluar se djali 10 vejçar nuk ishte i tij.

Ai e ka dërguar atë në gjykatë, menjëherë pasi ka kuptuar se djalin që e kishte menduar si të tij, në fakt ishte i një burri që ajo kishte pasur lidhje në të kaluarën, raporton “Unilad”.

Gjykatësit thanë se burri është i shkatërruar emocionalisht kur e ka kuptuar që pas 10 viteve nuk është prindi i djalit, dhe është kuptohet që është i mbushur me zemërim. Gruaja po ashtu, ka qenë totalisht e vetëdijshme për aferën që ka pasur dhe se ka gënjyer burrin e saj me vetëdije sa i përket atësisë së djalit.

Çka është interesante të ceket është se ky nuk është rasti i parë i lajmëruar, Agjencioni mbështetës i fëmijëve në Britani ka treguar se para 10 viteve 500 raste janë paraqitur, kur baballarët janë identifikuar gabimisht nga nënat.

Edhe pse në Britani, këto raste nuk njihen si krime, në vitin 2007 një burrë ka arritur në mënyrë të suksesshme ta paditë gruan e tij dhe ta fitoj rastin pasi ka kuptuar që fëmija nuk është i tij.

Ndërsa, sa i përket këtij rasti ende nuk dihet se çfarë do të ndodh.
Shtuar më 25/08/2019, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori