E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Pa duar e pa patentë, ecte me shpejtësi 120 km në orë
Albeu.com
Natyrisht duhet të jetë një dashamirës i shpejtësisë dhe sidomos i rrezikut duke parë që edhe pse nuk kishte duar ecte me shpejtësi 120 km në orë në Zelandën e Re në autostradën e Papamoas.Personi që e ndaloi ishte agjenti i policisë Brent Gray i cili ka treguar këtë histori gazetarëve dhe kolegëve.
Grey ndaloi makinën e cila ecte me shpejtësi 120 km në orë duke e kaluar limitin e shpejtësisë prej 100 km në orë. Agjenti i policisë doli nga makina e tij dhe kur iu afrua makinës që kishte ndaluar vuri re se personi që e ngiste kishte një këmbë sipër në kruskot dhe sedilen të ulur plotësisht dhe gjithashtu pa që personi nuk kishte duar.
Personi në fjalë, një i papunë 32 vjeçar i ka shpjeguar agjentit të policisë se kishte lindur pa duar, nuk kishte patentë dhe se kishte vite që ngiste makinën në këtë gjendje. Si do të thoni ju? Duke përdorur një këmbë për timonin dhe tjetrën për pedalin e frenave dhe të gazit. Tani djali 32 vjeçar Colin Smith do të përgjigjet para drejtësisë për ngarje të rezikshme të makinës. Shekulli
Shtuar më 04/06/2006, ora 13:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori