Pa duar e këmbë do ta shetisë botën me not
Philippe Croizon, i cili nuk ka duar as këmbë, planifikon të kalojë me not botën bashkë me kolegun Arnoo Chaseri.
Udhëtimi nëpër oqeane, ku do të kalojnë me not mbi 85 kilometra dhe të qëndrojnë në ujë 45 orë, duhetë të përfundojë në gusht.

Philippe, i cili mbeti pa gjymtyrë pas një fatkeqësie, kur u godit nga rryma, thotë “Ne të dy njerëzit e zakonshëm simbolikisht do t’i bashkojmë të pesë kontinentet”.

Croizon tashmë e ka kapërcyer me not Lamanshin dhe pas këtij akti ka vendosur të provojë sfida të reja.

Croizon dhe Chaser do të nisen në një udhëtim të pazakonshëm më 6 maj Papua e Guinesë së Re deri në Indonezi dhe në këtë mënyrë do të lidhin Australinë me Azinë. Pastaj do të kapërcejnë Detin e Kuq.
Shtuar më 26/04/2012, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori