Oymyako vendi më i ftohtë në botë (FOTO LAJM)

Oymyakon është vëndi i akullt ndryshe i njohur si "vendi më i ftohtë në botë". Ai ndodhet në një Cep të Siberisë dhe qytetin më të madh të afërt ka Yakutsk. Ky vend është i errët – plotësisht, për 21 orë në ditë gjatë dimrit dhe temperatura mesatare është -58.

Kjo është një temperaturë e butë për banorët në krahasim me të ftohtin që kishte qenë gjatë vitit 1993, kur Oymyakon morri titullin si vendi më i ftohtë në Tokë, kur temperaturat ranë deri në -90.

Njerëzit zhvillojnë një shumëllojshmëri veprimesh për tyë mbijetuar makinat i mbajnë në garazhe të nxehta ose, nëse lihen jashtë, i lënë të ndezura gjatë gjithë kohës. Prodhimet bujqësore natyrisht se nuk rriten në tokë të ngrirë, kështu që njerëzit kanë një dietë mishngrënëse – mish të papërpunuar nga peshku i ngrirë dhe makarona.

Është e vështirë për ta kuptuar se pse dikush do të dëshironte të jetonte në një vend të tillë, dhe më e vështirë është të imagjinohet se pse dikush do të dëshironte që ta vizitonte këtë vend, por fotografi Amos Chapple nuk mundi t’i rezistojë këtij vendi pa e vizituar dhe pa ia bërë disa fotografi.

“Unë bëj fotografi nga e gjithë bota për t’i futur në lajmet dhe titujt të cilët kanë nevojë”, tha fotografi nga Zelanda e Re.

Vendi më i ftohtë në Tokë është i papërballueshëm”, shtoi ai.
Ai udhëtoi më shumë se 10,000 kliometra për ta arritur këtë fshat prej 500 banorëve i cili ndodhet në një cep të largët të Siberisë.

Chapple e pati të vështirë të gjejë njerëz për të folur me ta, pasi që shumicën që ai e takonte ishin duke nxituar që sa më shpejtë të futen nëpër shtëpitë e tyre. Ata të cilët pranuan të bisedonin me të e paralajmëruan atë që këtu pihet alkooli në mënyrë të shfrenuar, sidomos gjatë muajve të pushimit.

Moti i Oymyakon kishte ndikim në kamerën e Chapple. Ai u përball me disa sfida të pafundme ndërsa bënte fotografi. “Mësova shumë, u deshën disa ditë derisa i kuptova disa veprime se si t’ia dal që ta vazhdojë punën”, tha ai. Kjo ishte në eksperiencë mjaft e vështirë, por që në fund solli këto foto nga ky vend i ngrirë që jo gjithkush mund ta vizitojë. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori