Sikur është vendosur me dorë, “Range Rover-i” i parkuar mbi “Golf”, policia e Londrës në alarm (FOTO LAJM)

Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.

Por policia është shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.”

Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër.

Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës pas raporteve për të shtëna me armë.

Ajo që gjetën ishte një Range Rover i vendosur mbi një Golf GTI.

Një banor tha: Dëgjova një zhurmë. E dija që ishte një armë zjarri. E frikshme.

Edhe përdoruesit e Twitter spekuluan se si makina përfundoi në një pozicion të tillë, me një shkrim: “Si ndodhi? Parkimi më i tmerrshëm”.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse ka pasur vërtet të shtëna, tha Policia Metropolitane.

Nuk ka të arrestuar dhe vendi i ngjarjes mbetet i rrethuar. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar.