Origjina e emrit “Amazon”
Shumë legjenda të pabaza janë akumuluar gjatë shekujve në lidhje me luftëtaret e forta të cilave grekët e lashtë ua kishin frikën. Më kryesorja është prejardhja e emrit “Amazon”. Eshtë menduar prej kohësh se ai vjen nga parashtesa greke “a” (“pa”) dhe “mazan”, që tingëllon si fjala e përdorur për “gji” (mastos).

Amazon”, pra, nënkuptonte “pa gjirin” dhe mendohej se këto gra luftëtare e prisnin njërin gji, me qëllim që të mos i pengonte kur godisnin me shigjetë ose kur hidhnin një shtizë.

Kështu e shpjegonte termin historiani Hellanikos në shekullin V para Krishtit, por teoria e tij është thjeshtë qesharake. Në fund të fundit, paraqitja e tyre në art nuk ka qenë ndonjëherë me ndonjë gji të munguar.

Janë parashtruar shumë sugjerime etimologjike, dhe një në mënyrë të veçantë ka gjetur shumë mbështetje shkencore në shekullin e 20-të. Në vitin 1912 u propozua që “Amazonvjen nga gjuha e vjetër perse ha-Mazan (luftëtar).

Duke qenë që arkeologjia ka zbuluar se popujt iranianë të quajtur Sauromatians (ose Sarmatianë) dhe Skitë kishin luftëtare femra, kjo teori ka kuptim. Megjithatë, grekët e përdornin këtë fjalë edhe para se të dëgjonin këta banorë të stepave, kështu që duket se duhet të shohim diku tjetër për origjinën esaj të vërtetë. /albeu.com/

Burimi Bota.al


Shtuar më 01/09/2016, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori