Orgji dhe video pornografike në kishë, hetohet prifti italian (FOTO LAJM)

Një prift Italian është vënë nën arrest nga policia italiane pasi dyshohet se organizonte orgji në famullinë e tij me 15 gra, të cilat i shfrytëzonte edhe për qëllim prostitucioni.

Prifti Italian, i identifikuar si Andrea Cotin punonte në qytetin e Padovas dhe është vendosur nën shënjestër të policisë pasi nxjerr para në mënyrë imorale dhe ushtron dhunë psikologjike mbi personat që shfrytëzon seksualisht.

Një numër i konsiderueshëm lodrash seksi dhe videosh që provojnë orgjitë që bëhen në kishën e San Lazzaro-s janë konfiskuar pas ankesave nga tre gra që frekuentonin kishën. 48-vjeçari mendohet se ka fshehur videot pornografike në shtëpi, në kapakë që mbajnë emrat e papave të ndryshëm.

Ai akuzohet se ka gjetur disa nga personat pjesëmarrës në orgji në ëebsite ku shkëmbehen burra dhe gra për seks, raporton The Times.
Ankesat i janë bërë fillimisht peshkopit lokal verën e kaluar, por autoritetet e kishës nuk proçeduan më tej, me justifikimin se ‘nuk kishin përfunduar ende hetimet e tyre’.

Një 49-vjeçare, që pranon se ka patur marrëdhënie seksuale me Atin Contin, tha për ‘Il Mattino di Padova’: “Shumë gra qëndronin në pritje të tij. Nuk e kuptoja në fillim, vetëm më vonë./albeu.com/

Shtuar më 04/01/2017, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori