Një grup i mbrojtjes së
botës së egër paralajmëroi sot sa më shumë të ketë shkatërrim të
botës natyrale aq më shumë
pandemi të ardhshme do të ndodhin.
Grupimi World Wildlife Fund (WWF) tha në një intervistë me mediat britanike se prerja e
pemëve i sjell më afër njerëzit dhe kafshët, duke rritur shanset e përhapjes së sëmundjeve të tyre.
Duke e quajtur shpyllëzimin "një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit të njeriut", organizata tha se është veçanërisht e shqetësuar për pyjet tropikale të Amazonës.
WWF thotë se "me çdo hektar të hembur të
pemëve rrezikohet një
pandemi e re".
"Për të parandaluar
pandemi të ardhshme dhe duhet të ndalojmë shkatërrimin e
botës natyrale. Rreth 70% e sëmundjeve të reja infektive vijnë nga kafshët. Kur shkatërrojmë habitate
natyrale si për shembull Amazona, ne detyrojnë botën e egër dhe njerëzit të bëhen bashkë, duke shtuar rrezikun e infeksioneve. Të bësh para nga shpyllëzimi dhe zhdukja e tokave indigjene, është një fitim afatshkurtër, dhe dhimbje afatgjatë për shumicën.", tha përfaqësuesja Kate Norgrove.
Të tjerë ekspertë kanë paraljamëruar për ngjallje të
mikrobeve të rrezikshme nga rritja e temperaturave në Arktik. Dr Dennis Carroll tha se njerëzimi duhet të jetë i kujdesshëm nga kërcënimi ringjalljes së
mikrobeve nga ngrohja globale.
Shtuar më 19/05/2020,
ora 11:26