Operohet krokodili 340 kilësh, i nxorën nga stomaku këpucën e një turisti

Një krokodil i gjatë 10.5 metra i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm, dy muaj pasi hëngri këpucën e një turisti. Krokodili i quajtur Anuket jeton në parkun zoologjik "Farm".

Aty dy muaj më parë ai i kishte gëlltitur këpucën një turisti. Më pas, ai kishte komplikime shëndetësore dhe gjendja e tij po përkeqësohej çdo ditë e më shumë.

Shkencëtarët në Kolegjin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Floridas kanë kryer operacionin i cili ka zgjatur disa orë.

Veterinarfët arritën që t’ia nxirnin nga stomaku i krokodilit këpucën e turistit
Shtuar më 23/02/2021, ora 12:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori