11 viktima dhe 468 të infektuar me Covid në Maqedoni

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 11 viktima dhe 468 raste të reja në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.295 testime të realizuara, 468 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 284 pacientë të shëruar, ndërkaq 11 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./albeu.com