"Oficeri SS" nxirret jashtë supermarketit (FOTO-LAJM)

Një admirues i nazismit u nxorr jashtë nga një supermarket në Kembrixh, pasi i veshur si një oficer SS ai u konfrontua me një kliente duke detyruar policinë private që të ndërhynte.

Paul Dutton kishte identifikuar veten edhe më parë në profilin e tij në "Facebook" e tek miqtë si një neonazist dhe kishte pritur ditën e Hellouinit, për të pasur një pretekst për t'u veshur në atë mënyrë. Ndonëse në disa vende shfaqja e simboleve naziste përbën një vepër penale, përfshi edhe në Gjermani, në Britaninë e Madhe nuk ka një ligj të tillë që e kufizon të drejtën për t'u veshur apo mbajtur në publik simbole të tilla.

Megjithatë, Dutton, i cili kishte marrë në supermarket edhe të birin, u konfrontua me një shtetase me origjinë polake, e cila mbeti e fyer dhe e skandalizuar nga kjo veshje, pasi të gjithë gjyshërit e saj ishin shfarrosur në dhomat e gazit të Gjermanisë Hitleriane. Për të shmangur një përballje fizike dhe për shkak të pakënaqësisë që neonazisti po shkaktonte midis klientëve të tjerë, ai u detyrua nga rojet e sigurisë që të largohej nga ambientet e dyqanit. Çështja e tij ka krijuar debate të shumta në rrjetet shoqërore, me persona që kundërshtojnë mënyrën provokuese dhe aspak të përshtatshme të veshjes së Dutton e të tjerë që mbrojnë lirinë e tij të veshjes sipas dëshirës, përsa kohë kjo nuk është e sanksionuar me ligj.
Shtuar më 01/11/2013, ora 18:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori