Ofendoi Budën, punë të detyruar për holandezin
Holandezi Klaas Haytema është dënuar me 3 muaj punë të detyruarMianmar, pasi u shpall fajtor se fiku altoparlantin që po transmetonte një predikim budist gjatë natës.

Megjithatë, para gjyqit ai tha se nuk e dinte që po zhvillohej një ceremoni fetare pranë hotelit të tij në qytetin Mandalay.

Gjatë dhënies së vendimit, gjykatësi tha se Haytema ishte fajtor për ofendim të fesë dhe e dënoi me 3 muaj burgim dhe punë të detyruar.

Por holandezi shmangu 3 muaj shtesë pune të detyruar, pasi pagoi gjobën prej 80 dollarësh për shkelje të kushteve të vizës, të cilat i kërkojnë turistëve që të respektojnë zakonet lokale.

Mediet lokale thanë se Haytame kishte kërkuar falje për ofendimin e budizmit, meqë nuk kishte hequr këpucët kur hyri në një sallon lutjesh.

Ofendimet ndaj fesë trajtohen shumë seriozisht nga gjykatat dhe publiku tejet fetar në Mianmar, dikur i njohur me emrin Birmani. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2016, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori