Ushqehej me flokët e saj për 12 vite, mjekët gjejnë 700 gram qime në stomakun e të miturës në Selanik

Një 14-vjeçare ka shkuar në spital me dhimbje te forta barku. Pas kryerjes së analizave, mjekët konstatuan se adoleshentja kishte nje masë të madhe flokësh me peshë 700 gram në stomakun e saj, ose ndryshe siç e konstatojnë mjekët sindroma Rapunzel.

Rasti i sindromës së rrallë është lokalizuar në Selanik të Greqisë. Mediet helene shkruajnë se gjendja shëndetësore e të miturës është stabilizuar pas ndërhyrjes së mjekëve.

Mësohet se 14-vjeçarja kishte ngrënë flokët e saj prej të paktën 12 vitesh.

Përveç flokëve adoleshentja hante fijet e perdeve dhe pambuk, pa u vënë re nga prindërit e saj.

Sindroma Rapunzel shpesh diagnostikohet te njerëzit që kanë disa kushte psikiatrike si trikofagjia dhe trikotillomania, ku personi i prekur ka një dëshirë të pakontrollueshme për të tërhequr flokët dhe mund ta konsumojnë atë në mënyrë impulsive. Njerëz të tillë kanë shumë të ngjarë të zhvillojnë sindromën Rapunzel.

Njerëz të tillë mund të shihen shpesh duke futur flokët e tyre në gojë ose duke luajtur shumë me to. Ekziston edhe një çrregullim tjetër i lidhur me gjendjen dhe ai është Pica. Në këtë gjendje, personi mund të hajë substanca jo ushqimore si papastërti, letër, guralecë, flokë dhe gjëra të tjera. Kjo gjendje vërehet gjithashtu tek gratë shtatzëna dhe disa njerëz që vuajnë nga çrregullime autike./albeu.com/ 


Shtuar 13.06.2023 09:42