Nxjerr të dashurën me qira për të blerë iPhone 6 (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndoshta mund t'ju duket e pabesueshme, por një i ri kinez ka nxjerrë të dashurën e tij me qira, pasi kishte dëshirë të blente një iPhone 6. Mundësitë e tij ishte të pakta dhe lekët që kishte grumbulluar nuk dilnin, ndaj i kishte ardhur kjo ide, të cilën menjëherë e ka vënë në praktikë.

Teksa shumë pikëpyetje ngriheshin rreth këtij plani, ai ka nënvizuar se e gjithë kjo nuk bëhet për qëllime të këqija. Në tabelën që mbante ishte dhe lista e çmimeve: 1 euro në orë, 6 në ditë, 63 në muaj. I riu nga Shangai krijoi edhe një profil ku paraqiteshin përmasat e vajzës, e shoqëruar me një foto të saj. Studenti mes shërbimeve të ofruara prej vajzës, ofronte dhe studimin bashkë, por asgjë më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori