Aksident me gjashtë të lënduar në Librazhd, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit  Gurakuq në Librazhd.

Shoferi i makinës tip “Mitsubishi” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë makina  ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi policisë

Librazhd/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në fshatin Gurakuq, shtetasi I. S., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti./albeu.com/

 


Shtuar 29.06.2023 14:15