Një nuse ka tronditur dasmorët ditën e
dasmës së saj, sepse gjatë vallëzimit me dhëndrrin asaj i plasën
ujërat e lindjes.
Dannie Mountford, 19 vjeç, nga West Midlands, ishte 36 shtatzënë kur i plasën
ujërat,
përcjell albeu.com
Dannie dhe burri i saj Karl u erdhi e papritur lindja e vajzës së tyre ditën e
dasmës,
përcjell albeu.com
Dannie u dërgua me nxitim në spital dhe lindi fëmijën Jasmine në orët e para të ditës tjetër.
"Ishte një surprizë e madhe, por dita jonë e
dasmës është edhe më e paharrueshme dhe gjithmonë do të jetë e veçantë.
Ndërsa
isha duke kërcyer, ndjeva diçka që po dilte poshtë këmbës, dhe kur nuk u ndal, vrapova tek nëna ime që më ndihmoi në tualet.
Përderisa
isha në tualet të gjithë mysafirët e
dasmës po vinin për të më kontrolluar mua dhe dikush më rezervoi një taksi në spital", tha ajo.
Dannie dhe Carl vendosën të planifikojnë martesën e tyre me shpresë se ata do të martoheshin ligjërisht përpara se vajza e tyre të mbërrinte në jetë. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2018,
ora 16:54