Numri i shënuar në një banjo publike e drejtoi atë drejt dashurisë së jetës
Dashuria e jetës vjen aty kur nuk e pret kurrsesi. Me siguri kamionisti Mark Ellis nuk ka pritur kurrsesi që një numër në një banjo publike do ta drejtonte atë drejt dashurisë së jetës së tij.

Po ja që kështu ndodhi.

Mark Ellis po shkonte që të pinte një birrë me një nga miqtë e tij, ku gjatë rrugës për tek pub-i, vendosi të përdorë një banjë publike, ku lexoi një nga ato mesazhet klasike “Nëse do një ….., me telefoni”.

Për disa arsye, Mark u intrigua nga mesazhi dhe kështu që vendosi t’i dërgojë një mesazh. “ǒkemi, si jeni!”, për të parë nëse numri i përkiste një personi të vërtete.

Përgjigja nuk vonoi shumë “Kush jeni ju?”, dhe që nga ai moment lindi një bisedë. Tre ditë më vonë, Donna dhe Mark u takuan dhe mes tyre lindi një histori dashurie. Vetëm disa ditë më vonë, Mark i tregoi Donna-s, se si e kishte gjetur numrin e saj të telefoni.

Vajza si duket nuk kishte asnjë ide se si mund të kishte përfunduar numri i saj në një banjo publike por e mendoi si një mundësi që i dashuri mund ta ketë bërë një “shaka” vërtet të hidhur.

“Duhet të falënderoj ish të dashurin tim. Më bëri një nder”, tregon Donna. Sot Mark dhe Donna kanë dy fëmijë 8 dhe 9 vjeç dhe kur ata i pyesin prindërit se si janë njohur, ata menjëherë shpikin një histori, se si Mark i ra gabimisht numrit të bashkëshortes aktuale./albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori