Nuk zbaton ligjin, britanikja arrestohet në Iran për një ndeshje volejbolli (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një 25 vjeçare është vënë në pranga në Iran, pasi së bashku me disa femra të tjera tentuan për të parë një ndeshje volejbolli për meshkuj. Në këtë vend është e ndaluar për femrat që të shohin një ndjeshje të tillë, pasi pretendohet se ata janë gjysmë të zhveshur.

Duket se ky rrugetim ka për të qënë i gjatë, pasi e reja ende ndodhet në qeli dhe nuk dihet për fatin e saj. Ghoncheh Ghavami është arrestuar nga policia e Teheranit në Iran, pasi së bashku me disa femra të tjera, tentuan të hynin në stadium për të parë një ndeshje volejbolli për meshkuj.

Sipas mediave të huaja, 25-vjeçarja e cila ka dy kombësi, iraniane dhe britanike, ndodhet në qelitë e burgimit pas arrestimit. Më tej thuhet se në Iran ndalohet me ligj që femrat të ndjekin një ndeshje sportive baskebolli apo volejbolli për meshkuj, pasi ata janë gjysmë të zhveshur, ligj i cili daton që në 1979 pas Revolucionit Islamik në Iran. Lidhur me këtë çështje, tashmë familjarët e së resë kanë kontaktuar me ambasadën britanike, e cila po punon për lirimin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori