Nuk shikonin se djali ishte verbuar, arrestohen prindërit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një shtëpi e mbushur me mbeturina e insekte, i ka shkatëruar jetën një djali 12 vjeçar, teksa ishte lënë në mëshirë të fatit nga prindërit e tij. Pasojat nga kjo neglizhencë ndaj tij kanë qënë fatale, pasi djali tashmë është verbuar në njërin sy.

Fotot e realizuara në këtë shtëpi nuk të lenë vend për shumë komente, teksa qese me mbeturina, apo një vaskë e ndotur të lënte përshtypjen e një koshi mbeturinash.

Tashmë jeta e tij ka ndryshuar terësisht, pasi prindërit e tij janë arrestuar. Gillian Hendry dhe Craig Dick mbanin djalin dhe motrën e tij 2 vjeçare në një shtëpi të ndotur. Djali humbi shikimin pasi prindërit nuk e çuan atë në spital për një kontroll. Kur punonjësit socialë kishin shkuar për të kontrolluar shtëpinë e tyre në Thornaby, ata nuk i kishin lënë të futeshin brënda. Kjo ishte realizuar me anë të forcave të policisë, duke i lejuar që të kontrollonin ambientin ku ata jetonin. Tashmë që dy personat përgjegjës janë futur në burg, djali 12 vjeçar është dërguar te babai biologjik ndërsa vajza 2 vjeçare, ka shkuar në një qendër për adoptim. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori