Nuk pajtohej me shitjen e minierës, sindikalisti i vë flakën vetes (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mongoli, kur gjatë një konference për shtyp, kryetari i sindikatave i ka vënë vetes flakën, në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë që industrinë minerare t'ia shesë Kinës.

Mësohet se sindikalisti identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte bërë thirrje për një konferencë për shtyp, gjatë të cilës së bashku me kolegët e tjerë, zbuluan planin e tmerrshëm të qeverisë për të shitur minierën e qymyrit, e cila sipas tyre është burim i vetëm i të ardhurave për këta minatorë.

"Qeveria nuk po mbështet kompaninë tonë, familjet dhe punëtorët, të cilët po vdesin për bukë. Prandaj po i vë flakën vetes për popullin e Mongolisë dhe fëmijët tanë", tha ai.

Me të djegur veten, gazetarët e tmerruar me gjestin e tij filluan të bërtasin, ndërkaq disa prej kolegëve të tij vrapojnë për ta shpëtuar, porsipas mjekëve gjendja e tij shëndetsore është shumë e rëndë. /albeu.com/

Shtuar më 17/11/2015, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori