Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore në Kadastrën e Kuçovës

Është shkakrkuar nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore të degës së Kadastrës në Kuçovë, Fatmir Doksani.

Albeu.com mësonn se Doksani është shkakrkuar për shkas se nuk ka ka ekzekutuar disa vendime gjykate të formës së prerë për regjistrimin e pronave në Kuçovë.

Në vend të Doksanit u emërua Shkëlqim Barushi. Kujtojmë se Doksani kishte tre vite që ushtronte detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore në Kuçovë./albeu.com/